Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Kurti: Çmimet nuk i vendosim ne, kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të rritet mbikëqyrja dhe kontrolli për të ndaluar manipulimin dhe fitimin nga rritja e çmimeve të produkteve dhe naftës, në emër të krizës.

Kurti tha se e kupton shqetësimin e qytetarëve por që Qeveria nuk vendos çmime.

“E  kuptoj shqetësimin edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne por na prek edhe neve. Kur para 13 ditëve iu bashkuam botës për t’i vënë sanksione Rusisë, kundër një agresori atëherë dhe kjo na prek edhe ne dhe  çmimet e produkteve pasi ne jemi drejtpërdrejt të varur nga eksporti i energjisë elektrike dhe të tjera. Krizat na prekin të gjithëve por jo të gjithëve njësoj. Çmimet nuk vendos Qeveria e aq më pak unë. Ajo që mund të kontrollojmë e do të ndalojmë është manipulimi në emër të krizës prandaj do të rritet kontrolli dhe mbikëqyrja”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kurti shtoi se kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë, kur foli për sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve në Ukrainë.

Qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të çmimeve në shumë sektorë.

Valë e re çmimesh