Kuvendi Komunal i Prishtinës, Foto: KALLXO.com

Vetëvendosje në Prishtinë paralajmëron seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shkëmbimin e pronave në kryeqytet

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se nesër do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

Sipas njoftimit, seanca në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të mbahet të enjten.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më pare” – thuhet në njoftim.

Gjatë javës së kaluar, me 31 janar, në mungesë të kuorumit dështoi një seancë po ashtu e thirrur nga Vetëvendosja për çështjen e pronave.

Në anën tjetër, shefi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në kryeqytet, Leutrim Retkoceri e quajti hakmarrje shkarkimin e drejtorit, Ilirk Musliut, pasi kjo parti nuk e mbështeti për këmbim të pronave në Badovc.

Ai më tej theksoi se ky vendim nga ana e kryetarit erdhi pasi dolën publikisht se nuk përkrahin këtë këmbim.

Kurse kryetari Përparim Rama në një konferencë për media me 25 janar, tha se ishin cak i sulmeve sa i përket çështjes së këmbimit të pronave.

Rama tha se ky proces ka filluar më shumë se dy vjet para se ai të vinte në postin e kryetarit të Prishtinës.

Rama: Është thënë që unë e kam bërë këtë këmbim, është e pavërtetë