
Veteranët e OVL-UÇK-së duke mbledhur mbeturinat gjatë protestës, Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
Veteranët e pastrojnë oborrin e Kuvendit - FOTO
Veteranët e OVL-UÇK-së që kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës kanë filluar që të mbledhin mbeturinat.
Veteranët e OVL-UÇK kanë hyrë në oborrin e Kuvendit, përderisa një kordon i policisë është duke qëndruar para derës së Kuvendit, në një moment kanë përdorur sprej ndaj tyre.
Gjatë kësaj proteste dy policë janë lënduar.
Veteranët janë duke protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.