Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëplagoset një person në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është vetëplagosur në një lokal në Kaçanik.

Viktima ka deklaruar së është vetëplagosur derisa po qëndronte në lokal vetë i dyti dhe ishte takuar më tre persona tjerë.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QMF (Qendra e Mjekësisë Familjare) në Kaçanik dhe më pas në QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës) në Prishtinë.

“Sipas viktimës revolja është e tij dhe ishte vetëplagosur, mirëpo sipas viktimës mundet me ndodhë që dikush ja ka marrë revolen pasi është plagosur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar nga forenzika 3 gota qelqi, 3 filgjanë porcelani dhe 2 shishe uji të cilat do të ekzaminohen.

Është sekuestruar edhe vetura e tipit Golf 4 pasi ende nuk janë sqaruar rrethanat e rastit.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga dëshmitarët janë sekuestruar edhe dy telefona celular.