Vendoset tenda para QKMF-së në Mitrovicë

 

Si masë për identifikimin e rasteve të dyshimta me COVID-19  edhe në komunën e Mitrovicës është vendosur një tende para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë

Ndonëse ende nuk ka të prekur me coronavirus në këtë regjion të Kosovës, Komuna e Mitrovicës apelon tek të gjithë qytetarët që t’i përmbahen masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Mitrovicë.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 20 persona të prekur me virusin COVID-19.

Ndërsa në hyrje të objektit të QKMF-së është vendosur tenda me qëllim të identifikimit të hershëm të rasteve të dyshimta me virusin COVID-19, si dhe të shmangen kontaktet brenda objektit të QKMF-së.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 200 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 8 mijë kanë vdekur.

Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.