Njëri nga të akuzuarit në lidhje me rrëmbimin e dy shtetasve maqedonë në Gjilan. FOTO-KALLXO.com

Vendoset masa e sigurisë ndaj të dyshuarve për rrëmbimin e dy shtetasve maqedonë

Gjykata e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve, V.K., M.I., B.N., V.K., F.S. dhe M.Z.

Dy zyrtarë policor, V. K., dhe B. N., një punëtor i RTK-së, F. S.,  dhe dy persona të tjerë, V. K., dhe M. I., janë sjellë para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë, e cila po kërkon caktimin e paraburgimit ndaj tyre.

Kjo seancë megjithatë u mbyll për publikun për shkak nën rrezikun se mund të cenohet morali i palëve.

Dosja e Prokurorisë në Gjilan, përshkruan në detaje ngjarjen në të cilën u përfshinë edhe zyrtarët policor.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit e cila tregon se të rrëmbyerit madje edhe ishin kërcënuar me armë nga zyrtarët policor, se nëse lëviznin, të njëjtit do të qëlloheshin me plumba.

Sipas Prokurorisë, nga data 16.02.2021 nga ora 22:00 gjerë më datë 17.02.2021 në ora 14:00, të dëmtuarit nën presion-kërcenim të armëve nga të pandehurit i kanë zhveshur të dëmtuarit, pastaj i kanë prangosur me pranga të plastikës duke ua dërguar videot familjareve të të dëmtuarve. Tutje sipas Prokurorisë njërit prej të dëmtuarve ia kanë marrë 100 euro, 100 franga dhe 4,000 dinar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, njërit nga të rrëmbyerit nën kërcënim të armës i janë marrë 40 euro, derisa i njëjti ka qenë i prangosur.

Suspendohet punëtori i RTK-së, dyshohet se u përfshi në skandalin e rrëmbimit në Gjilan