Vdes shoferi i automjetit që u aksidentua mbrëmë në Istog, policia jep detaje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 në fshatin Baicë të Komunës së Istogut.

Një burrë ka vdekur si pasojë e lëndime të rënda që ka pësuar gjatë aksidentit.

Policia ka njoftuar se pas pranimit të informatës për një aksident vendin e ngjarjes kanё dalё njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor.

Tutje në njoftim thuhet edhe se deri te aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytёsore tё fshatrave Staradran- Banje, saktësisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugës, humb kontrollin del nga rruga, duke pёsuar lëndime tё rënda trupore.

“I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”- thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.