Ilustrim.

Policia arreston një person dyshohet se nisi bashkëjetesën me një të mitur

Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet se nisi bashkëjetesën me një vajzë të mitur.

Ngjarja sipas policia ka ndodhur në Pejë ndërsa fillimisht ishte babai i të miturës që kishte lajmëruar rastin.

Sipas raportit policor, babai i vajzës kishte thënë se kjo e fundit ka dalë nga shtëpia dhe dyshimet ishin se kishte nisur bashkëjetesën me një person.

Pas një pune hetimore, policia ka arritur që të arrestoj të dyshuarin i cili më pas është intervistuar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria në Pejë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeç ndërsa e mitura me kërkesë të prindërve është kthyer në shtëpi.