Ilustrim

Dy të arrestuarit në rajonin e Pejës dyshohet se dhunuan dy të mitura një 12, tjetra 14 vjeçe

Në raste të ndara, Policia e Kosovës më saktësisht ajo e rajonit të Pejës ka kryer dy arrestime me urdhër të Prokurorisë për dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhunimit seksual.

KALLXO.com mëson se në rastin e parë i dyshuari F.Sh., 22 vjeçar sipas prokurorisë po dyshohet se ka dhunuar një të mitur të moshës 14 vjeçare.

Ngjarja sipas raportit policor pretendohet se ka ndodhur në orët e vona të 10 shtatorit, pra dy natë më parë në Klinë.

Në lidhje me rastin dosja e prokurorisë tregon se janë mbledhur prova të mjaftueshme të cilat bazojnë dyshimin e mjaftueshëm se 22 vjeçari ka kryer veprën penale të dhunimit seksual ndaj të miturës.

Një rast tjetër i shënuar në rajonin e Pejës është edhe ai në Istog.

Në një interval kohor nga ora 14:00 deri në orën 16:00, muajin e kaluar, një 12 vjeçare po dyshohet se është dhunuar nga një person i dyshuar inicialet e të cilit janë M.Z.

Ky i fundit sipas informacioneve të KALLXO.com është 21 vjeçar ndërsa është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe është dërguar në ndalim policor.

Ndaj dy të dyshuarve Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Dyshime për dy dhunim seksual të dy të miturave në rajon të Dukagjinit, prokuroria kërkon paraburgimin