Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, policia konfiskon fishekë të kalibrave të ndryshëm

Policia mbrëmjen e kaluar kishte marrë një informacion për të shtëna me armë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kur kanë dalë, ekipet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të armës së zjarrit

Pas shikimit të kamerave janë identifikuar edhe dy të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve ku në njërën shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë te kalibrit 6 milimetër dhe 8 fishekë të kalibrit 7 milimetër.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar  kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.