Aksident në fshatin Cërrcë mes autobusit dhe multikultivatorit, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Cërrcë të Komunës së Istogut.

Dy automjete më saktësisht një autobus dhe një multikultivator janë aksidentuar ndërsa të dhënat zyrtare flasin për një të lënduar.

Në lidhje me rastin KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

Ky i fundit tha se aksidenti është shënuar në bazë të të dhënave dhe raporteve, rreth orës 12:15.

“Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërguar në tretman mjekësor”, tha Gashi në një bisedë me KALLXO.com.

Ai tutje shtoi se informacionet që kanë deri tani nuk flasin për të lënduar të tjerë ndërsa janë duke punuar në zbardhjen e shkaqeve që dërguan deri në aksidentin që ndodhi sot.