Ilustrim

Vdes personi që u plagos me armë zjarri në një lokal në Pejë

Si pasojë e plagëve të marra para një jave nga sulmi i bërë në drejtim të tij, gjatë kohës sa ishte duke qëndruar në një teras lokali në Pejë, ka vdekur viktima.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtoi i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka.

“Po, nuk ka mujtë me i përballu plagëve qe i ka pas. Sot ka vdekë”, ka thënë Uka.

Lidhur me rastin më 29 qershor, Policia e Kosovës kishte njoftuar se një person ishte arrestuar, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave në një lokal në Pejë.

“Është raportuar se i dyshuari nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali”, thuhej në raport policor.

Tutje ishte thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, detaje nga gjuajtja me armë në drejtim të disa personave në një lokal