Pejë, detaje nga gjuajtja me armë në drejtim të disa personave në një lokal

Një person është arrestuar, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave në një lokal në Pejë.

Sipas Policisë, një person ka mbetur i plagosur dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se i dyshuari  nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali”, thuhet në raport policor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kryshec të Pejës.

I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.