Vdes një 22-vjeçare në një vetaksident në Stanishor

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Novobërdë – Gjilan, fshati Stanishor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas zyrtarit policor, viktima është rreth 22 vjeçare.

“Sipas hetimeve të para në vendin  e ngjarjes dyshohet se deri të vetaksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare”, ka njoftuar Hashani.

Ai njoftoi se të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.