Vdes në QKUK një person që ishte aksidentuar në Gjakovë me 5 tetor

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person që ishte aksidentuar në Gjakovë, me datën 5 tetor 2023.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën ‘Tirana’ në Gjakovë.