Vdes në QKUK një 9-vjeçare, Policia jep detaje

Policia e Kosovës rreth orës 19:00 ka pranuar një informatë për një rast të vdekjes në një nga klinikat e QKUK-së në Prishtinë.

Kjo vdekje është cilësuar si e dyshimtë.

Në momentin kur është marrë informata, Policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, një vajzë 9-vjeçe, ka humbur jetën në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e Policisë.

“Si vijimësi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Megjithëse dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, Policia me  kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje.