Deçani - Foto: Facebook

Vdes në aksident trafiku në Gjermani 25 vjeçarja kosovare

A.T, mërgimtarja 25 vjeçare nga Kosova me banim në Gjermani, ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në qytetin Leipzig.

Ajo ishte nga komuna e Deçanit, ndërsa përmes një shkrimi në facebook, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë qytetarëve të komunës për vdekjen e saj.

“Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar mes të tjerash Ramosaj në Facebook.