Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes babai i Hysni Gucatit

Avdullah Gucati, babai i Hysni Gucatit, kreut të OVL- UÇK-së ka vdekur sot.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të Gucatit në rrjetin social “Facebook“.

Më 18 maj 2022, Hysni Gucati bashkë me Nasim Haradinaj u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale.

Hysni Gucati u dënua me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë dhe Nasim Haradinaj me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Gucati e Haradinaj u gjetën fajtor sepse mes datave 7 dhe 25 shtator 2020 shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Haradinaj dhe Gucati akuzoheshin se gjatë shtatorit të vitit bën 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Të gjitha raportimet e KALLXO lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

Gucati e Haradinaj shpallen fajtorë