Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshuar në Prishtinë.

Sipas raportit policor, dje rreth orës 10:35 është raportuar se një person ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa  është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.