Urimi i Edi Ramës: Gëzuar Pavarësinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar Kosovës 15 vjetorin e pavarësisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një ilustrim ku shihet një vogëlushe teksa mban një balonë me flamurin e Kosovës.

“Mirmëngjes. Gëzuar Pavarësinë”- ka shkruar shkurt Rama.

Sot janë bërë 15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.