Ilustrim

U arrestuan pasi grabitën një telefon dhe 50 euro, pranojnë fajësinë në polici

Një burrë ka raportuar në polici se tre persona i kanë vjedhur një telefon dhe 50 euro, nën kërcënimin e thikës, në Prizren.

Rasti është raportuar në polici më 6 shtator, ndërsa policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy persona më 13 shtator.

Të dyshuarit gjatë intervistës, kanë pranuar fajësinë në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Më vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.