Tualetet e papastërta në spitalin e Ferizajt

Një qytetare ka dërguar fotografi dhe video të tualetit dhe shtretërve të Emergjencës në spitalin rajonal të Ferizajt.

Para se të hysh në tualetin që gjendet në repartin e emergjencës, shihet një shtrat që është is shqyer  dhe i pisët.

Ndërsa brenda, tualeti është i papastër. Në tualet mungojnë sapuni dhe letrat higjienike.

Në fotografi poashtu shihet se në  këtë spital edhe një pjesë e tavanit është qarë.

KALLXO.com edhe më parë ka shkruar për papastërtitë në këtë spital por edhe në spitale tjera.