Parku te pishat në Sllatinë të Fushë Kosovës i mbushur me bërllok

Parku në Sllatinë të Fushë Kosovës, që njihet si “Parku i Pishave” është në gjende të rëndë nga papastërtia.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com ku shihen shportat e mbushura dhe përreth tyre edhe shumë mbeturina të hedhura në tokë.