Mbi 600 mijë euro për funksionalizimin e CT-së në Spitalin e Ferizajt

Qytetarët e Ferizajt dhe rrethinës nuk do të kenë më nevojë të marrin rrugën për në Prishtinë në rast se kanë nevojë për shërbimin e CT-së.

Tomografia e Kompjuterizuar, apo CT pas dy muajve do të funksionalizohet në Spitalin Regjional të Ferizajt, për herë të parë do të ofrohet ky shërbim për të gjithë qytetarët.

Spitali Rajonal i Ferizajt ka fituar projektin nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i cili do të implementohet nga UNPOS.

Drejtori i Spitalit, Jeton Zeqiri, konfirmoi se projekti i fituar do të realizohet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka një kosto mbi 600 mijë euro.

“E kemi fitu një projekt në kuadër të ShSKUK dhe UNOPS. Ka fillu të premten dhe brenda dy muajve finalizohet CT”, tregoi Zeqiri për KALLXO.com.

Ai tha se asnjëherë radiologjia nuk ka pasë një shërbim të mirëfillitë për shkak të mungesës së CT-së për pacientët të cilët kishin nevojë për këtë shërbim, mirëpo tani janë në procedurë për të funksionalizuar edhe këtë shërbim.

“Radiologjinë e kemi me dy rengena, ultrazana, mirëpo shërbim të mirëfilltë nuk kemi pas kurrë, tash e kemi lokalizu një vend, kanë ardh i kanë bërë matjet brenda 1 muaji apo 1 muaj e gjysmë finalizohet projekti”, theksoi ai.

Në anën tjetër drejtori shtoi se aktualisht kanë katër mjekë radiologë dhe tetë teknik të radiologjisë.

Ç
ka është CT?

Tomografia e Kompjuterizuar apo CT përdoret me paisje për rreze X apo rengenë përmes së cilës merret imazhi seksional i trupit të njeriut.

CT ndihmon që imazhi i trupit të njeriut të shfaqet si fotografi e detajuar me organet e njeriut, eshtrave dhe indeve.

CT është procedurë me rrezik shumë të ulët për shëndetin e njeriut.