Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjendja e tualeteve në Emergjencën e QKUK-së (VIDEO)

Uji rrjedh nga guaca e tualetit, pastëria lë shumë për të dëshiruar ndërsa në dy tualetet e ndara për dy gjinitë, nuk ka letër higjienike dhe sapunë.

Për mosrregullimin e guasës së tualetit drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ia lë fajin shërbimeve të teknikës.

Ai thotë se “kur të kenë rahmet do të vijnë me rregullu” përderisa thekson se i ka thirrur disa herë.

Ndërsa sa i përket furnizimeve Syla thekson se çdo ditë bëhen furnizime mirëpo ai fajëson pacientët se i marin ato ose i largojnë nga tualetet.

“Nuk ke aty shancë me pas letra higjienike, tash me furnizu për 15 minuta nuk e ke asnjë. Dje kemi bo furnizmi, pardje, çdo mëngjes bëjmë. I marrin ose i hjekin nga aty”, thotë drejtori për KALLXO.com.

Ajo që bie në sy sapo të hysh në tualetin e burrave është lista për pastrimin e banjove dhe reparteve nga punëtorët e pastrimit.

FOTO:KALLXO.com
20.01.2022

Nga kjo listë kuptojmë se pastrimi i fundit në këtë tualet është bërë më 12 dhjetor 2002.

“Po u dashka me bisedu me menagjerin e higjienës”, deklaroi drejtori i Emergjencës në lidhje me këtë listë.

Në anën tjetër, KALLXO.com gjithashtu ka kërkuar sqarim edhe nga kompania “Laguna” e cila mirëmbanë klinikat në QKUK, mirëpo të njejtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

KALLXO.com në vazhdimësi raporton për papastërtitë në klinika dhe spitale rajonale në vend.

Pamje skandaloze nga klinikat e QKUK-së