Papastërti, dyer të dëmtuara dhe shkrime ofenduese në shkollën 'Hasan Prishtina' – Pamje

Shkolla fillore e mesme e ulët “Hasan Prishtina” në kryeqytet, ka probleme të shumta me higjienën e dëmtimin e inventarëve.

KALLXO.com ka vizituar këtë shkollë dhe pamjet e siguruara të enjten më 28 prill 2022 tregojnë papastërtinë në banjot e nxënësve, korridoret dhe oborr të shkollës.

Gjithashtu dyert, shkallët dhe rrethojat e fushës sportive të shkollës janë të vjetra e të dëmtuara.

Në banjot të cilat i shfrytëzojnë nxënësit nuk ka as sapunë, as letër higjienike dhe as shporta për mbeturina.

Dyert e banjove janë të mbushura me mbishkrime banale dhe shprehje ofenduese.

Problemet nuk kanë munguar as jashtë objektit të këtij institucioni arsimor ngaqë janë vërejtur mbeturina dhe rrethojat e dëmtuara të oborrit të shkollës.

Në lidhje me këtë, drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina”, Sofie Bunjaku ndonëse fillimisht e ka demantuar gjendjen, tutje ka fajësuar nxënësit për mungesën e shamponëve në banjo.

“Nuk është e vërtetë se beso ne çdo ditë i kemi shamponët, por i marrin nxënësit shkojnë i marrin i mbushin dhe i derdhin. Se përndryshe ne kemi pas mjete higjienike të mjaftueshme në shkollë edhe çdo ditë banjot e ‘Hasan Prishtinës’ janë të furnizuara me mjete higjienike”, ka thënë ajo.

Në lidhje me mbishkrimet banale dhe ofenduese nëpër dyer të banjove Bunjaku sërish ka mohuar situatën, por ka pranuar se shkrime në një hapësirë jashtë oborrit të shkollës.

“Nëpër banjo nuk është e vërtetë, sepse unë çdo ditë e bëj kontrollimin unë edhe sekretarja e shkollës që është përgjegjëse për këta teknikët”, tha ajo.

“Kurse jashtë oborrit shkollës kemi pas raste se është një pjesë mbas te kjo pjesa e parashkollorëve edhe është e vërtetë që ka pas, i kemi mbulu ato që kemi mujt, aty është një vend jashtëzakonisht i përshtatshëm për fëmijët e lagjes që rrinë pasi përfundon mësimi, është njëfarë këndi shumë i fshehtë, edhe është e vërtetë që kemi shku dhe i kemi mbulu disa herë. Ndoshta ka ndodhur këto dy tri ditët e fundit se ne tërë kohën i kemi mbulu ato shkrime”, theksoi Bunjaku.

Për dyert e klasave ajo ka fajësuar nxënësit e klasave të nënta që sipas saj, përdorin ngjyrë të vështirë për tu heq. “Njëherë e kam pa një mbishkrim të tillë në derë dhe e kemi fshi aq sa kemi pas mundësi”, shprehet ajo.

Drejtoresha ka theksuar se shkolla është në gjendje jashtëzakonisht jo të mirë për shkak të vjetërsisë së objektit.

Bunjaku ka folur edhe për zotimet që i ka marr shkolla për renovime duke shtuar se “me mijëra herë” kanë bërë kërkesë në Drejtorinë Komunale të Arsimit për investime në këtë shkollë.

“Me mijëra herë [kemi bërë kërkesë], e dinë komuna gjendjen e shkollës tonë”.

“Unë kam mendu që po bohet renovimi se ne jemi të përfshirë në një projekt të Bankës Botërore dhe në qershor kanë thënë që ka mu bo komplet renovimi i shkollës… me të vërtetë shkolla jonë ka nevojë, ti me ardh me i vizitu dyert e shkollës tonë befasohesh edhe vetë”, tha ajo për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Besiana Musmuarati, e cila ka thënë se “Hasan Prishtina” është një prej shkollave në të cilën do të ketë renovime.

“Është një projekt me KFV gjermane me bankën investive me të cilën kemi planifiku që me e renovu komplet shkollën ‘Hasan Prishtina’ dhe shkollën ‘Ismail Qemaili’”, ka thënë Musmurati përmes përgjigjes telefonike për KALLXO.com.

Ajo tutje ka theksuar se çmimi i investimeve për renovim do të arrijë shifrën rreth një milion euro.

“Ka me fillu prej ndërrimit të dritareve, dyerve, ndryshimit të kulmit, investime në dysheme, mure, dyer, dritareve, rregullimi i oborrit, pra edhe brenda edhe jashtë (shkollës). Ka me qenë një investim rreth një milion euro për ridigjitalizimin e komplet infrastrukturës shkollore të Hasan Prishtinës”, tha ajo.

E pyetur se kur do të fillojë procesi i këtyre punimeve, e para e kësaj drejtorie ka thënë se këto punime ka gjasa që të fillojnë gjatë verës.

“Ne kemi kërku që punimet me u bo gjatë verës, kështu që mandej në shtator me qenë shkolla e gatshme për me fillu sepse ka shumë punime” ka thënë ajo.

Shkolla “Hasan Prishtina” gjendet në lagjen “Ulpiana” të kryeqytetit.

Më poshtë i gjeni fotografitë që tregojnë gjendjen e shkollës “Hasan Prishtina”:

Gjendja e shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, 28 prill 2022 – Foto: KALLXO.com