Tregu i festave te fundvitit

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa. ​