Foto-ilustrim

Tre të lënduar nga një aksident mes dy veturave dhe një traktori në Xërxë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në  fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona” – tha Elezaj.

Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.