Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar në Gjilan, njëri dyshohet se me dokumente të falsifikuara tërhoqi 95 mijë euro nga një bankë

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona të dyshuar për mashtrim.

Ata janë ndaluar në Gjilan.

Policia ka njoftuar se dyshohet që më 17 nëntor të vitit të kaluar një njërin nga institucionet financiare bankare në Ferizaj, një person është prezantuar rrejshëm dhe me dokumente të falsifikuara ka arritur të mashtrojë stafin e kësaj dege dhe ka tërhequr 95 mijë euro.

Policia sot ka bastisur tri lokacione ndaras në Gjilan dhe ka arrestuar tre persona, dy nga ta janë ndaluar për 48 orë ndërsa personi i tretë është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatëve mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë  ndaluar për 48  orë : personi me inicialet I.A ( M/K) i moshës 46 vjeçar , ku ndaj të  cilit është  iniciuar rasti ‘’Keqpërdorim i besimit’’ dhe personi i dytë  me inicialet SH.B ( M/K) i moshës 28 vjeçar, ndaj të  cilit është iniciuar rasti ‘’Mashtrim’’, ndërsa personi i tretë   është  liruar për procedurë  të  rregullt hetimore”, njofton Policia.