Therje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në lagjen “Mati” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.

Sipas tij, Policia ka shoqëruar në stacionin policor një person që dyshohet të jetë i implikuar në rast.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor. Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor. Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.