Ilustrim

Lajmëroi rrejshëm 20 raste në polici, arrestohet 26-vjeçari

26 vjeçari B.G. është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka bërë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm.

Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës kanë ngritur dyshimin se ky person ka lajmëruar rrejshëm 20 raste.

“Pas zhvillimit të hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi, nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari deri me 23 maj 2024, ka lajmëruar 20 raste rrejshëm”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Siç njofton Policia, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.