Ilustrim

Theren me thikë në Podujevë, njëri prej tyre i mitur

Dy persona janë therur me thikë nga persona të panjohur në Podujevë.

Policia njofton se njëri prej tyre është i mitur.

Që të dy kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ky rast është cilësuar si vrasje në tentativë dhe është nën hetime.