Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com

Thaçi paralajmëron "hapat e fundit" për Qeverinë e re javën që vjen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka paralajmëruar për ‘hapat e fundit kushtetues’, siç e ka quajtur ai, për formimin e Qeverisë së re gjatë javës së ardhshme.

Thaçi po ashtu ka shkruar se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen për të forcuar mbështetjen e ShBA-së dhe të BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar  COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e ShBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në ‘Twitter’.

Kujtojmë që presidenti Thaçi i ka shkruar katër letra kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit në Kuvend të kësaj aktuale, me mocionin e mosbesimit.

Thaçi i shkruan Kurtit për herën e katërt, i kërkon mandatarin