Thaçi i kërkon delagacionit të Kosovës të marrë hapa të guximshëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur administratën Trump, një ditë para takimit në Uashington në mes delagacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka inkurajuar delegacionin kosovar që të “bëjë hapa të guximshëm drejt paqes dhe pajtimit”.

“E duartrokas lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të vendosur Kosovën dhe Serbinë bashkë përsëri në kërkim të një marrëveshje paqësore. Unë inkurajojë delegacionin e Kosovës të bëjë hapa të guximshëm drejtë paqes, pajtimit dhe përparim ekonomik”, ka shkruar presidenti në rrjetin social “Twitter”.

Presidenti Thaçi kishte anuluar takimin në ShBA të thirrur më 27 qershor 2020.

Arsyeja e anulimit është pas njoftimit se ndaj presidentit Thaçi është ngritur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara. Ndaj Thaçit dhe liderit të PDK-së është ngritur një propozim-aktakuzë për dyshimet për krime ndaj njerëzimit.