Matesit per radiatore

‘Termokos’ sot lëshon ngrohjen qendrore në Prishtinë

Nga sot në Prishtinë fillon ngrohja në të gjitha lagjet e kryeqytetit ku operon ngrohtorja “Termokos”.

Fisnik Osmani, Kryeshef ekzekutiv i “Termokos”-it tha se sot po fillon ngrohja më herët se sa që është e paraparë me ligj.

“Sot po e fillojmë ngrohjen më herët se sa që është e paraparë me ligj pra data 15 tetor. Ne si ngrohtore jemi të përgatitur që të fillojmë operimin normal mirëpo ka edhe disa projekte që po vazhdon me i funksionalizu siç është modernizini dhe nënstacionet e reja, rrjeti termik, zgjerimi i tij dhe ne i premtojmë qytetarëve të Prishtinës që gradualisht edhe gjatë kësaj sezone do të fillojmë të kyqim lagje të reja” – tha ai.

Tutje, u bë e ditur  se nga java e ardhshme fillon furnizimi me ngrohje të objekteve banesore të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Po ashtu, u tha se gjatë kësaj sezone në vijim do të ketë ngrohje edhe për 86

objekete banesore të vjetra që më përprara nuk kanë pasur ngrohje. Këto objekte banesore janë në qendër, në lagjen Ulpiana, Dardani, dhe Bregu i Diellit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili uroi për fillimin e ngrohjes në kryeqytet.

“Kemi një numër të madh të ndërtesave që nuk kanë pasur kurrë nxemje qendrore dhe tash do të kenë” – tha ai teksa foli ëdhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes nga “Termokos”.

“Në aspekt të zgjerimit të Termokos-it e dimë që planet janë me u dyfishu, pra prej 140 mega vat në 280 megavat. Po ashtu e kemi edhe projektin e madh të “Solar for Kosovo” me panela solare që i shton edhe 35 kilolvat në fazën e parë, në fazën e dytë edhe 40 kilovat që mundëson edhe një shtrirje edhe më të gjerë” – tha Rama para mediave.

Foto: KALLXO.com