Tërmet në Marok, qindra të vdekur

Si pasojë e një tërmeti në Marok kanë vdekur të paktën 296 persona. Kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme e Marokut.

Tërmeti i fuqishëm ishte me magnitudë 6.8 ballë dhe ndikimi i tij u ndie në qytete në të gjithë Marokun.

Tërmeti ka goditur vetëm pas orës 23:00 me kohën lokale (22:00 GMT) në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jugperëndim të Marrakeshit.

Marrakesh, është një qytet turistik, i cili duke u bazuar në imazhet pas tërmetit duket se është goditur keq, raporton BBC.

Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks pacientësh.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë kanë shprehur ngushëllime për viktimat.