FOTO: ANP "Adem Jashari"

Tentoi të udhëtojë me pasaportën të një personi tjetër, por kapet nga policia

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës paraditen e së premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” duke tentuar që të udhëtojë në një shtet tjetër me një pasaportë që dyshohet se ishte e një personi tjetër dhe jo e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasaporta që dyshohet se ishte keqpërdorur është konfiskuar.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.