Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Tentim-vrasje në Gjakovë, policia jep detaje

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të premten në mbrëmje në qytetin e Gjakovës.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  kosovar (ish-dhëndëri i tij)” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar” – thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës.