Teatrot lidhin marrëveshje për organizmin e ‘Kosovo Theatre Showcase - 2021'

Edicioni i sivjetëm  “Kosovo Theatre Showcase” do të mbahet nga 2 deri më 07 nëntor 2021.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të edicionit të sivjetëm të Kosovo Theatre Showcase” është nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi nga teatrot organizatore.

“Këtë vit, jemi të lumtur që përpos Qendrës Multimedia, Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe Teatrit ‘Adriana’ të qytetit të Ferizajt, këtij vullneti iu bashkua edhe Teatri i Qytetit të Prishtinës ‘Dodona’”, thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia në Facebook.

Po sipas këtij njoftimi, memorandumi i nënshkruar sot është vazhdimësi e atij të nënshkruar para disa vitesh, dhe tregon rikonfirmimin e vullnetit të skenës së bashkuar lokale të teatrit për të punuar drejt promovimit të punës teatrore të prodhuar në Kosovë.

Sipas organizatorëve, këtë viti në kuadër të Kosovo Theatre Showcase” para publikut shfaqen rreth 10 shfaqje e performanca teatrore nga Kosova, dhe rreth 5 të tjera nga rajoni dhe Evropa, në një program përcjellës të ‘shfaqjeve mysafire’.