Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një person

Sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë ka pasur të shtëna me armë.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjari, por që nuk ka të lënduar.

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një personi i dyshuar tek i cili është gjetë dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:oo”, ka thënë Avni Zahiti për KALLXO.com.

Sipas Zahitit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve’.