Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë në Hajvali, në oborrin e të dyshuarit gjendjen gëzhoja të plumbave

Mbrëmë rreth orës 21:50, është raportuar për të shtëna me armë zjarrin në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se derisa njësiti policor ka qenë në pikë kontrolli, kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Policia ka kryer inspektime dhe në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tetë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një sprej.

Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit ndaj të dyshuarit shkon në procedurë të rregullt.