Të mërkurën nis edicioni i 19-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë

Organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, nga 13 deri më 18 nëntor 2019 mbahet edicioni i 19 -të i Festivalit të Filmit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Ky festival organizohet në bashkëpunim edhe me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Hapja e këtij festivalit do të mbahet të mërkurën me 13 nëntor në ora 19:30 në Kino ARMATA në Prishtinë, me shfaqjen e filmit premier “L’Esprit de famille” – nga Eric Besnard. Filmi është një parapremierë, ndërsa premier9 në kinematë në Francë do jetë më 22 janar 2020).

Festivali këtë vit do shtrihet edhe në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Përmes një komunikate, Ambadada Franceze bën të ditur se tema e cila zë vend në filmat e këtij festivali është komedia.

Në programin e edicionit të sivejtmë të Festiavlit të Filmit Frankofon do të jenë komeditë nga Belgjika, Zvicra dhe Franca të cilat këtë edicion do të shfaqen në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës.

Risi, për këtë edicion, sipas komunikatës do të jetë edhe filmi kosovar “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, film i cili ishte edhe pjesë e Festivalit ndërkombëtar në Nancy (Francë).

Festivali i filmit do të mbyllet më 18 nëntor në ora 19:00 në KINO ARMATA me filmin nga Luksemburgu “Superjhemp Retorns” nga Felix Koch.