Nesër nis edicioni i 18-të i Festivalit të i Filmit të Frankofonisë në Kosovë

Me shfaqjen e filmit “Au Revoir là – haut” të Albert Dupontel që do të bëhet nesër në mbrëmje, më 2 nëntor 2018, në ora 20:00 në Cineplexx Kosova, do të nisë edicioni i 18-të i Festivali të Filit të Frankofonisë në Kosovës.

Ndërkaq po nesër duke filluar nga ora 12:00 në Aleancën Franceze të Prishtinës, do të mbahet një konferencë për media, nga ambasadori francez në Kosovë, përfaqësues diplomatik të vendeve tjera frankofone dhe zyrtarë të institucioneve kosovare.

Përmes një komunikate për media Ambasada franceze në Prishtinës ka bërë të ditur se Edicioni i sivjetmë i filmit të Frankofonisë në Kosovës do të nisë të premten në mbrëmje dhe do të shtrihet në disa qytete të Kosovës.

Tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali, njofton komunikata, është lufta e Parë Botërore, kjo me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ndërkaq, pos siaps kësaj komunikate me rastin e avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi për këtë edicion do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese të mëdha gjithandej në Festivale ndërkombëtare.

Kjo u bë e mundur në bazë të bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Me këtë rast filmat kosovarë të cilët do të shfaqen gjatë Festivalit të Filmit Frankofonë do të përkthehen në gjuhën frënge, dhe kështu do të jenë gati të prekin filmdashësit anekënd botës frankofone.

Festivali këtë vit do shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë.

Festivali i filmit do të mbyllet më 11 nëntor në ora 19:00 në KINO ARMATA me filmin A l’Ouest, rien de nouveau nga Lewis Milestone, film ky i cili do të shfaqet me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës.

Ky festival organizohet nga Ambasada Franceze, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.