Ambasada franceze dhuron 15,000 teste antigjenike

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka njoftuar se sot i kanë dorëzuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, 15,000 teste antigjenike.

Sipas njoftimit të Ambasadës franceze, kjo ndihmë është një mbështetje shtesë pas asaj të ofruar nga Bashkimi Evropian për Kosovën në luftën e saj kundër COVID-19.

“Sot, ambasadorja e Francës 🇫🇷, znj. Marie-Christine Butel i dorëzoi ministrit të shëndetësisë, z. Arben Vitia, në prani të z. Riccardo Serri, zëvendës shef i Zyrës së Bashkimit evropian🇪🇺 në Kosovë 🇽🇰,  15.000 teste antigjenike. Kjo ndihmë nga Franca ëshë një mbështetje shtesë pas asaj të ofruar nga Bashkimi evropian për Kosovën në luftën e saj kundër COVID-19. Duke treguar solidaritet ne do të arrijmë të mposhtim virusin i cili nuk njeh kufij, deklaroi ambasadorja e Francës me këtë rast”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.