Ambasada franceze : Pas miratimit të ligjeve për FSK-në, filloni dialogun me Serbinë

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se e njohin miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë transformimin e saj gjatë një dekade.

Megjithatë ata kanë kërkuar që Kosova të lë në fuqi edhe marrëveshjet me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit.

Në këtë njoftim, ambasada franceze i ka bërë thirrje Kosovës “që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve