Foto: KALLXO.com

Aksidentohen duke ikur nga policia

Dy persona të dyshuar janë aksidentuar gjatë ikjes nga policia në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hysni Dobruna”, në Gjakovë, ku njësitet policore kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuarit të cilët ishin në kërkim policor, lidhur me një grabitje të cilën e kishin bërë ditë më parë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit gjatë tentimit për të ikur nga njësia policore, janë rrokullisur me veturë dhe kanë pësuar lëndime.

Të dyshuave i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në veturën e të dyshuave është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një thikë dhe një maskë.

Pas procedurave, të dyshuarit i janë dorëzuar njësisë policore të Regjionit të Pejës, për procedurë të mëtutjeshme.