Ilustrim

Të dehur goditën veturën e Policisë dhe sulmuan një polic, arrestohen dy persona në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi të njejtit në gjendje të dehur fillimisht ishin ndaluar nga Policia.

Më pas duke tentuar ikjen me veturë, kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë.

Njëri nga të dyshuarit më pas ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.

Me vendim të prokurorit të njejtit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Vushtrri.