Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri – Kurtit: Lëri bakllavat, jepja shtesat e rrezikshmërisë policëve

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vizitës që kryeministri Albin Kurti u bëri pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri. Kurti gjatë vizitës shpërndau edhe ëmbëlsira tek policët për nder të festës së Kurban Bajramit.

Deputeti Tahiri i ka bërë thirrje Kurtit që pjesëtarëve të Policisë së Kosovës t’ua jap shtesat e rrezikshmërisë e të mos bëjë “filma”.

“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami”- ka shkruar Tahiri.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar sot pjesëtarët e Policisë së Kosovës të vendosur në lagjen “Kroi i Vitakut” dhe kampin “Belvedere” në lagjen “Bair”.

Kurti shkroi se përgatitja e lartë profesionale e Policisë është garanci për zbatimin e ligjit që u ofrohet të gjithë qytetarëve.

Kurti viziton policët në veri