Kurti viziton policët në veri
Kryeministri, Albin Kurti bashkë me minsitrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar sot pjesëtarët e Policisë së Kosovës të vendosur në lagjen “Kroi i Vitakut” dhe kampin “Belvedere” në lagjen “Bair”.
Kurti shkroi se përgaditja e lartë profesionale e Policisë është garanci për zbatimin e ligjit që u ofrohet të gjithë qytetarëve.
Kryeministri i vendit për nder të festës së “Kurban Bajramit” u ka shpërndarë edhe ëmblësira pjesëtarëve të njësive policore.
“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere”- tha Kurti.