Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Supremja hedh poshtë ankesën e Nismës për moscertifikimin e 12 kandidatëve

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Nismas Socialdemokrate ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili ka lënë jashtë listave zgjedhore 12 kandidatë  për deputetë të kësaj partie.

Në vendimin e marrë sot Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti.

Nisma i ishte drejtuar Supremes pasi që PZAP më 26 janar kishte marrë vendim që të mos cerfitikohen kandidatët Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Aliaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Sipas vendimit të PZAP-së nuk ka rëndësi nëse një person është dënuar me kusht apo me gjobë pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e përcakton llojin e dënimit mirëpo mjafton vetëm fakti që kandidati ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit të mos mund të jetë kandidat për deputet.

Madje sipas këtij vendimi një personi mund t’i kufizohet e drejta për të kandiduar edhe nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës por ka një akuzë aktive nga ndonjë tribunal.

Paneli po ashtu vlerësoi se ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme është ligj special në raport me kodin penal dhe mbizotëron në ndaj kodit në ketë rast.

12 kandidatë të Nismas Socialdemokrate mbesin jashtë listës zgjedhore